Presidentja e Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga
Presidenti i Kroacisë, zoti Ivo Josipović
Presidenti i Serbisë, zoti Boris Tadić
Anëtari i Presidencës BeH, zoti Nebojsha Radmanović
Anëtari i Presidencës BeH, zoti Zhelko Komshić
Anëtari i Presidencës BeH, zoti Bakir Izetbegović
Presidenti i Malit të Zi, zoti Fillip Vujanović
Presidenti i Maqedonisë, zoti George Ivanov
Presidenti i Sllovenisë, zoti Danillo Turk
Lënda: themelimi i Komisionit Rajonal per vertetimin e krimeve te kryera ne hapsirat e ishJugosllavise
|
Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të Hënën me 26 Shtator miratoi Rezolutën A/HRC/18/L.22 me të cilën u përcaktua raportuesi special për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblim dhe garancisë për mos përsëritjen e krimeve. Sipas Rezolutës, këshilli theksoi nevojën për ballafaqim me të kaluarën, hetimet për të vërtetën dhe pajtim dhe veçanërisht theksoi masat jashtë gjyqësore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare. Mandatari do të emërohen në seancën e Këshillit që do të mbahet në Mars 2012. Detyrat e këtij Raportuesi Special ndër të tjera do të jenë mbledhja e informacionit mbi aktivitetet e komisioneve të vërtetës dhe pajtimit si dhe rekomandimi i themelimit të komisioneve të tilla. Puna e tij do të ketë një qasje nga këndvështrimi i viktimës. Duhet të bashkëpunoj me organizatat jo-qeveritare në elaborimin e problemeve nga fusha nga e cila dhe raporton. Raportuesi Special do të jetë i obliguar që të merr pjesë në ngjarjet që janë relevante për mandatin e tij. Bashkëpunëtorët më të afërt do te jenë Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Raportuesi Special do të përmbledhë punën në formë raporti vjetor tek Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Mandati i tij zgjat tre vjet. Emërimi i Raportuesit Special është një fryt i bashkëpunimit të shumëvjeçar në mes të Zvicrës dhe Argjentinës në çështjen e drejtësisë transicionale. Rezoluta është e mbështetur pothuajse nga tetëdhjetë vende anëtare të OKB-së ndër të cilat janë dhe Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Rolin e veçantë e luajti Bosnja dhe Hercegovina në motivimin e vendeve në rajon e cila ishte përkrahëse e kësaj rezolute që nga fillimi. |
Televizioni serb me i shikuar B92 ka realizuar emisionin per te zhdukurit ne Kosove, ne kete emision ka qene i ftuar edhe Avni Melenica - Drejtor Ekzekutiv i Shoqates se familjareve te te zhdukurve " 22 maji " ne Vushtrri te Republikes se Kosoves, me posht mund te shikoni versionin origjinal te emisionit POTRAGA / KERKIMI kushtuar te zhdukurve te Kosoves, se shpejti emisionin do ta keni ne gjuhen shqipe |














